LAJMI I FUNDIT:

Zelensky dhe Erdogan po punojnë për një formulë për përfundimin e luftës

Zelensky dhe Erdogan po punojnë për një formulë për përfundimin e luftës

Ukraina vazhdon përgatitjet për një samit të paqes që synon t’i japë fund luftës së nisur nga Rusia vitin e kaluar, tha presidenti Volodymyr Zelensky pas bisedimeve me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Hapi tjetër do të jetë një takim tjetër i këshilltarëve të sigurisë kombëtare nga disa aleatë të Ukrainës, i planifikuar të zhvillohet në Maltë më 28-29 tetor, transmeton Telegrafi.


Gjatë këtyre bisedimeve për “formulën e paqes”, Turqia do të kontribuojë gjithashtu “me zërin dhe pozicionin e saj autoritar”, shkroi Zelensky në X, dikur Twitter, pas konsultimeve telefonike me Erdogan.

Zelensky e karakterizoi këtë formulë, e cila parashikon tërheqjen e ushtrisë ruse nga Ukraina, si iniciativën e vetme të mundshme për t’i dhënë fund luftës.

Iniciativat e paqes nga shumë vende të tjera, duke përfshirë Kinën dhe Brazilin, janë refuzuar gjerësisht nga Ukraina.

Në gusht, përfaqësues të rreth 40 vendeve morën pjesë në një takim të madh mbi një formulë paqeje për Ukrainën në Arabinë Saudite. Rusia nuk ishte e ftuar.

Ukraina planifikon të organizojë një samit paqeje deri në fund të vitit. Zelensky falënderoi Erdoganin për mbështetjen e tij të vendosur në luftën për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ai nuk zbuloi detaje nga takimi i planifikuar në Maltë.

Megjithatë, sipas deklaratave të mëparshme nga Kievi, ngjarja do të ketë të bëjë edhe me garancitë e sigurisë perëndimore kundër agresionit të ardhshëm rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori