LAJMI I FUNDIT:

Zelensky papritur anulon fjalimin në Kongresin amerikan

Zelensky papritur anulon fjalimin në Kongresin amerikan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky anuloi papritur sot fjalimin e planifikuar në Kongresin amerikan për shkak të një rasti që i doli në “minutën e fundit”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer.

“Zelensky nuk mund të paraqitet në takimin tonë të orës 15:00, diçka ndodhi në minutën e fundit”, tha ai para gazetarëve.

Presidenti ukrainas duhej të fliste praktikisht para Kongresit me shpresën se do të ndikonte tek ligjvënësit për të miratuar një paketë të re ndihme për vendin e tij.


Uashingtoni ofron ndihmën më të madhe ushtarake për Kievin dhe ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, raporton nypost.

Fëmijët rusë ushtrojnë në gjuajtje me armë duke qëlluar fotot e Zelenskyt, Bidenit dhe Stoltenbergut
Lexo po ashtu Fëmijët rusë ushtrojnë në gjuajtje me armë duke qëlluar fotot e Zelenskyt, Bidenit dhe Stoltenbergut

Kongresi amerikan, i cili deri më tani ka miratuar paketa të mëdha ndihme ushtarake, humanitare dhe makroekonomike për Kievin, përbëhet nga dy dhoma. Republikanët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe një numër prej tyre kërkojnë që menjëherë të ndërpritet ndihma për Kievin.

Në Senat, ku demokratët janë në shumicë, republikanët e opozitës janë në favor të mbështetjes së Ukrainës.

Për të miratuar ndihmën, republikanët po kërkojnë politika më të ashpra ndaj emigrantëve në kufirin me Meksikën, gjë që demokratët deri më tani kanë refuzuar ta bëjnë.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha sot se asnjë ndihmë e re për Ukrainën nuk do të miratohet pa një “ndryshim rrënjësor” në politikën e migrantëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori