LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: Xhaferi dhe BDI duhet t’i sqarojnë opinionit pse e shpëtuan Veljanoskin

Zekiri: Xhaferi dhe BDI duhet t’i sqarojnë opinionit pse e shpëtuan Veljanoskin

Deputeti në Kuvendin e Maqedonisë dhe nënkryetar në LSDM, Muhamed Zekiri, ka reaguar në rrjetet sociale pas anulimit të seancës në të cilën duhej të votohej për heqjen e imunitetit të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Trajko Veljanoski.

Zekiri kërkon nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe partia e tij BDI, që t’i sqarojnë opinionit për anulimin e seancës, gjegjësisht siç shkruan ai, për shpëtimin e Trajko Veljanoskit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Zekiri më tej shkruan se opinioni edhe një herë e pa fytyrën e vërtetë të këtij subjekti politik.

Kuvendi nuk mori vendim për imunitetin e Veljanoskit, Xhaferi mbrëmë e ndërpreu seancën
Lexo po ashtu Kuvendi nuk mori vendim për imunitetin e Veljanoskit, Xhaferi mbrëmë e ndërpreu seancën

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, pasi caktoi seancë për imunitetin e Veljanoskit për mbrëmë në orën 21:00, e anuloi të njëjtën pas mesnate pasi deri atëherë ishte afati për të votuar.

Vendimi për të mos e hedhur në votim pikën për imunitetin e Veljanoskit, i cili është i dyshuar për organizimin e ngjarjeve të 27 prillit, shkaktoi reagime të shumta në opinion./Telegrafi/