LAJMI I FUNDIT:

Zeka tregon si janë ndarë ministritë ndërmjet PAN-it dhe AKR-së

Zeka tregon si janë ndarë ministritë ndërmjet PAN-it dhe AKR-së

Pas largimit të AKR-së nga koalicioni LAA dhe deklaratës së Pacollit, se do t’i bashkohet Qeverisë së Ramush Haradinajt, tashmë se si do të ndahen ministritë ka treguar deputeti i Nismës Milaim Zeka.

Ai, madje deklaratën e Hotit se janë përafruar qëndrimet me Vetëvendosjen pas takimit të sotëm mes tyre, i ka quajtur sa për marketing të brendshëm.


AKR, siç shprehet Zeka, do t’i ketë pesë ministri përderisa ajo e Nismës, do t’i udhëheq tri nga ministritë më të rëndësishme, atë të Arsimit, Tregtisë dhe Industrisë, si dhe të Mirëqenies Sociale.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Deklaratate e Abdullah Hotit vetem sa per marketing

Abdullah Hoti ka deklaruar sot se jane “duke biseduar me VV-ne”, mirepo keto deklarata jane duke u bere vetem sa per marketing te brendeshem, ngase asnje tentative serioze nuk ka pasur, as nga LDK-ja, as nga VV, per ndonje perafrim ne mes vete.

Krejte kjo situate kaotike, ka qene e mireseardhur per dyja keto parti, duke rene thjeshte ne kurthin e Hashim Thacit, i cili ne vazhdimesi ka punuar per arritjen e nje marrveshje ne mes PAN-it dhe AKR -se. AKR-ja, sa i perkete pushtetit, ka dale me e fuqishmeja, ngase do te kete rrafsh pese ministri, ndersa e vetmja parti e cila nuk ka levizur asnje milimeter nga marreveshja parazgjedhore ne mesin e PAN-it, eshte partia NISMA, e cila do te kete tri nga ministrite me te rendesishme, ate te Arsimit, Tregetise dhe Industrise, si dhe te Mireqenies Sociale…

Mire ish kane per LDK ne, edhe per Alternativen, qe ka vdeke me marre te pakten nje ministri, me ndejte me pak burreri ne opozite, edhe aty kam me i ndihmu aqe sa do te kem mundesi, sahere qe do ta kene mire. E njejta gje vlene edhe per VV, e cila duhet te behet nje opozite konstruktive, dhe bashkepunuese me ata deputet qe ia dojne te miren Kosoves!!!

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori