LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Takimet e fshehta te Albin Kurtit me Gjykatën Speciale shumë të çuditshme

Zeka: Takimet e fshehta te Albin Kurtit me Gjykatën Speciale shumë të çuditshme

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se ka takime misterioze të Albin Kurtit me prokurorë të Gjykatës Speciale.

Zeka, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kryeministri Kurti dhe Albulena Haxhiu janë takuar me prokurorin e Gjykatës Speciale por të njëjtit nuk kanë dashur ta bëjnë publike këtë takim.


“Kam informacione se Kurti është takuar me Gjykatën Speciale së paku dy herë, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu rreth pesë herë…Është më rëndësi të thuhet se ata kanë diskutuar Gjykatën Speciale tema shumë të rënda”.

“Takimet janë krejt normale, por për mua që janë mbajtur të fshehta takimet është e çuditshme”.

Milaim Zeka ka pranuar se ka qenë ndërmjetësues për një takim mes Hashim Thaçit dhe Gani Gecit për të zgjidhur një konflikt të vjetër mes tyre që lidhet me Komunikatën nr.59 të UÇK-së gjatë kohës së luftës.

Albulena Haxhiu paralajmëron padi ndaj Milaim Zekës
Lexo po ashtu Albulena Haxhiu paralajmëron padi ndaj Milaim Zekës

“Nuk ma ka kërkuar atë takim as Hashim Thaçi e as Gani Geci, por kam dashur ta shuaj një konflikt që ka qenë nga lufta. Komunikata nr.59 nuk do të ketë ndonjë implikim te Gjykata Speciale”, tha ndër të tjera Milaim Zeka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori