LAJMI I FUNDIT:

Zejdi: ASH dhe Alternativa të protestojnë para zyrës së Arsovskës

Zejdi: ASH dhe Alternativa të protestojnë para zyrës së Arsovskës

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejd ka kritikuar Alternativën dhe Aleancën për Shqiptarët për mbështetjen që i dhanë kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Rexhepi thotë se keqardhja nuk zbut problemet e shqiptarëve në kryeqytet, ndërsa thotë se këshilltarët shqiptarë duhet ta bllokojnë Këshillin e Qytetit të Shkupit, kurse ASH dhe AAA duhet të protestojnë zyrën e Arsovskës.


“Para zgjedhjeve lokale 2021, të kota ishin fjalët tona që koalicioni me VMRO-në dhe përkrahja e Danellës do të ishin dëshmi e papjekurisë politike të liderëve të Koalicionit ASH-AAA, ( kjo, pasiqë ata veçse kokë në vete kishin vendosur një koalicion të tillë). Ndërsa sot, ata ndjehen të zhgjënjyer nga ai koalicion dhe ajo përkrahje”.

“Për fat të keq, në proceset politike nuk mjafton të pranosh se përkrahja e Danellës paska qenë gabimi më i madh, por duhet reaksione konkrete politike, ngase keqardhja e juaj nuk ua zgjedh hallet shqiptarëve të larguar nga puna.

1. Hapi i parë që duhet bërë është që këshilltarët shqiptar në qytetin e Shkupit të bllokojnë këshillin e qytetit dhe të mos lejojnë të zhvillohet asnjë seancë deri në zgjidhjen e problemit.

2. Hapi i dytë është që partitë përkrahëse të Danellës (ASH dhe Alternativa) të dalin në protesta dhe t’i bllokojnë zyret e saj gjithnjë deri në përmirësimin e gjitha pisllëqeve që ajo i ka bërë ndaj shqiptarëve deri sot.

Fundja ajo do të mbetet pjesë e turpshme e historisë si kryetarja më e paaftë dhe si antishqiptare e përbetuar, mirëpo edhe përkrahësit e saj do të mbahen mend si ndihmës të së keqës ndaj shqiptarëve. Në politikë nuk pranohet fjala SORRY!!!”, (sic) ka shkruar deputeti Rexhepi.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori