LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi LDK-së dhe Isa Mustafa me deklarata të ndryshme rreth takimeve me Vetëvendosjen

Zëdhënësi LDK-së dhe Isa Mustafa me deklarata të ndryshme rreth takimeve me Vetëvendosjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar me deputetin e CDU-së në Bundestag, Volkmar Klein.

Mustafa ka thënë se deputetin Klein e ka njoftuar për procesin zgjedhor, duke shtuar se janë dy parti që kanë dalë fituese, transmeton Telegrafi.


“Fituesi përfundimtar do të caktohet pas certifikimit të rezultateve kur të numërohen të gjitha votat , ne si parti gjatë fushatës zgjedhore kemi pasur objektiv zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit pastaj thellimin e bashkëpunimit me BE-në dhe ShBA-në. Ky objektiv do të vazhdojë të jetë nëse LDK do te jetë në krye të qeverisë së ardhshme, ose të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme”, ka thënë Mustafa gjatë një konferencë për media.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se deputetin Klein e ka njoftuar edhe për bisedimet që janë duke i zhvilluar me Lëvizjen Vetëvendosje, rreth mundësisë së arritjes së një koalicioni qeverisës.

LDK: Nuk do të ketë takime me VV-në për bashkëqeverisje, deri në përfundimin e numërimit të votave
Lexo po ashtu LDK: Nuk do të ketë takime me VV-në për bashkëqeverisje, deri në përfundimin e numërimit të votave

“E njoftova se ne kemi biseduar me VV lidhur me mundësinë e një koalicioni të përbashkët , kemi vlerësuar së ky koalicion mund të bëhet por që duhet punuar më tutje dhe po ashtu jemi marrë vesh që edhe gjatë këtyre ditëve dhe javës së ardhshme të kemi kontakte, do të bashkëpunojmë edhe do të punojmë që t’i harmonizojmë objektivat qeverisës, dhe në mënyrë që kur të përfundon certifikimi i rezultateve të kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje”, është shprehur ai.

E sot gjatë ditës zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti, ka thënë se nuk do të ketë negociata me LVV-në për koalicion deri sa të certifikohen të gjitha rezultatet e KQZ-së.

“Negociatat për një koalicion të mundshëm do t’i rizhvillojmë në momentin e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së. Pra zhvillimi i negociatave do të bëhet në momentin e përfundimit të rinumërimit të KQZ-së për koalicion të mundshëm. Pas certifikimit pavarësisht kush do të del partia e parë ne do ta respektojmë vullnetin e votuesve. Mirëpo tani kemi një rezultat të ngushtë më pak se 2500 vota dallim. Pra takimi i radhës me LVV-në do të jetë veç pas numërimit të votave”, ka thënë ai.

Kujtojmë që dje janë takuar kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe kandidaten e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani, për të diskutuar për një koalicion të mundshëm mes këtyre partive.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë është Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind të votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori