LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet tjetër depo armësh në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

Zbulohet tjetër depo armësh në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari

Pak ditë pas arrestimit të dy personave në zonën e Yzberishtit dhe sekuestrimit të një depoje armësh që shërbente për furnizimin e grupeve kriminale, Policia e Tiranës goditi një tjetër bazë.

Në pranga ra shtetasi E. P. (B), 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një tjetër ambient të marrë me qira në zonën e Liqenit të Thatë, policia gjeti 2 snajperë, 4 kallashnikovë, pistoleta me silenciator, kallëpe tritoli, paruke si dhe mjete për fshehjen e targave.


27-vjeçari sipas policisë kishte marrë me qira një garazh ndërsa të gjitha armët dhe sendet e tjera ishin fshehur aty.

Zbulohet punishtja e prodhimit dhe modifikimit të armëve në Tiranë, dyshohet se merrte porosi nga grupet kriminale
Lexo po ashtu Zbulohet punishtja e prodhimit dhe modifikimit të armëve në Tiranë, dyshohet se merrte porosi nga grupet kriminale

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 27-vjeçarit, policia gjeti dhe një pasaportë të falsifikuar.

Një javë më parë blutë gjetën një tjetër bazë armatimi në zonën e Yzberishtit ndërsa në pranga ra dhe një tornitor, i cili bënte prodhimin e silenciatorëve për armët, por edhe modifikimin e tyre.

Sipas policisë, shumica e armatimeve shkonin për grupet kriminale ndërsa armët janë dërguar në laboratorin shkencor për të mësuar nëse janë përdorur në ngjarje kriminale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori