LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se sa para do të fitojnë finalistët e Kupës së Italisë

Zbulohet se sa para do të fitojnë finalistët e Kupës së Italisë

Fituesi i Kupës së Italisë për edicionin 2022-2023 do të fitojë rreth 4.5 milionë euro, ndërsa çmimi për nën-kampionët është dy milionë euro.

Fiorentina dhe Interi takohen në finalen e Kupës së Italisë në Stadio Olimpico sot (e mërkurë) mbrëma me fillim nga ora 21:00.

Calcio&Finanza ka zbuluar se fituesi i ndeshjes së sotme do të fitojë rreth 4.5 milionë euro, ndërsa humbësi do të marrë dy milionë euro.


Fiorentina – Inter, formacionet e mundshme të finales së Kupës së Italisë
Lexo po ashtu Fiorentina – Inter, formacionet e mundshme të finales së Kupës së Italisë

Interi dhe Fiorentina kanë fituar tashmë rreth tre milionë euro për arritjen në finale, kështu që, në përgjithësi, skuadra që ngre kupën do të marrë shtatë milionë euro, rreth dy milionë euro më shumë se nën-kampionët.

Viola dhe Nerazzurrët do të marrin gjithashtu nga 45 për qind nga të ardhurat e biletave për ndeshjen e sotme në Olimpico, ndërsa Lega Serie A do të mbajë 10 për qindshin e mbetur.

Të ardhurat nga biletat për finalen e sezonit të kaluar ndërmjet Interit dhe Juventusit, gjithashtu në Stadio Olimpico, ishin 5.15 milionë euro, me pothuajse 68 mijë tifozë në stadium.

Me arritjen në finale, Interi dhe Fiorentina kanë fituar gjithashtu qasje në Superkupën e 2023/24, e cila do të përfshijë katër klube për herë të parë.

Fituesi i Serie A, Napoli është kualifikuar, ndërsa vendi i katërt dhe i fundit i takon nën-kampionëve të ligës që momentalisht janë Lazio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës

Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës

Premier League
Copenhagen shkruan për Dritën - Gjithçka që duhet të dini për ndeshjen e parë që luhet në Danimarkë

Copenhagen shkruan për Dritën - Gjithçka që duhet të dini për ndeshjen e parë që luhet në Danimarkë

Liga e Kampionëve
Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

La Liga
“Ka interes”, drejtori sportiv i Leverkusenit komenton të ardhmen e Xhakës

“Ka interes”, drejtori sportiv i Leverkusenit komenton të ardhmen e Xhakës

Ndërkombëtare
“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

“Kjo është Drita që të gjithë e duam” – presidenti i klubit, Flamur Bunjaku krenar për suksesin historik

Liga e Kampionëve
Arsenali bën një përparim të madh në finalizimin e transferimit të Gyokeres

Arsenali bën një përparim të madh në finalizimin e transferimit të Gyokeres

Premier League
Kalo në kategori