Raportohet se 12 klube të mëdha evropiane janë duke e mbështetur formimin e Superligës Evropiane.

Nga ky kompeticion, jo vetëm që klubet e mëdha do të përfitonin miliona euro, por edhe ato të vogla.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, DAZN është e gatshme t’i marrë të gjitha të drejtat televizive me një shumë të majme.

Shpërthen UEFA: 12 klube rrezikojnë ndëshkimin e rëndë shkaku i krijimit të Superligës Evropiane Shpërthen UEFA: 12 klube rrezikojnë ndëshkimin e rëndë shkaku i krijimit të Superligës Evropiane

Kompania ndërkombëtare thuhet se ka ofruar rreth pesë miliardë euro të ardhura për klubet pjesëmarrëse.

Kjo shumë, do të ndahet mes klubeve nga: Liga Premier, Serie A dhe La Liga, derisa Ligue 1 dhe Bundesliga ende janë në dilemë.

UEFA ka reaguar ashpër rreth formimit të kësaj lige, mirëpo 12 klubet e mëdha evropiane e mbështesin idenë.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian është duke bërë ndryshime në formatin e Ligës së Kampionëve, mirëpo ka kërcënuar klubet se do të ndëshkohen rëndë, derisa lojtarët që luajnë aty nuk do mundet të përfaqësojnë klubet ndërkombëtare. /Telegrafi/