LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet plani i Brazilit për të ndryshuar tre nga pesë yjet në fanellë dhe t’i zëvendësojë me zemra – në shenjë nderimi për legjendën Pele

Zbulohet plani i Brazilit për të ndryshuar tre nga pesë yjet në fanellë dhe t’i zëvendësojë me zemra – në shenjë nderimi për legjendën Pele

Brazili po planifikon të nderojë Pelen duke ndryshuar tre nga pesë yjet në fanellën e tyre me zemra.

Legjenda 82-vjeçare po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital së fundmi për shkak të ënjtjes në trup.


Pele ka qenë duke luftuar me kancerin e zorrëve dhe thuhet se nuk po i përgjigjet më kimioterapisë.

Pele ka qenë duke luftuar me kancerin e shpinës

Si rezultat, ai iu nënshtrua kujdesit për fundin e jetës në fillim të këtij muaji.

Por, legjenda që atëherë ka dhënë një përditësim pozitiv për shëndetin e tij duke pranuar se ai është “i fortë” dhe “plot energji”.

“Miqtë e mi, dua t’i mbaj të gjithë të qetë dhe pozitivë. Jam i fortë, me shumë shpresë dhe e ndjek trajtimin tim si zakonisht”, fillon shkrimi i tij në Instagram.

Lojtarët brazilianë ngritën një pankartë pas ndeshjes së tyre me Korenë e Jugut

“Dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor dhe infermieror për gjithë kujdesin që kam marrë. Unë kam shumë besim te Zoti dhe çdo mesazh dashurie që marr nga ju në të gjithë botën më mban plot energji. Dhe shikoni Brazilin në Kampionatin Botëror”.

“Faleminderit shumë për gjithçka”, përfundon shkrimi i tij në rrjetin social.

Si kundërpërgjigje, skuadra e Brazilit i bëri homazhe pas fitores së tyre në 1/8 e finales ndaj Koresë së Jugut duke mbajtur lart një baner me emrin e tij dhe një foto të tij duke ngritur Kupën e Botës.

Dhe Samba Boys janë vendosur ta nderojnë atë edhe një herë. Kjo sepse ata po planifikojnë të ndryshojnë tre nga pesë yjet në fanellën e tyre.

Yjet përfaqësojnë pesë Kupat e Botës që kanë fituar, që është më shumë se kushdo tjetër. Tre prej tyre erdhën me Pelen në krah në vitet 1958, 1962 dhe 1970.

Brazili e nis rrugëtimin e tyre për kualifikimet në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026 në mars dhe ndërsa kundërshtarët e ndeshjes së tyre të parë nuk janë shpallur, do t’u japë atyre mundësinë të veshin fanellën për herë të parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori