LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet një krijesë misterioze në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar

Zbulohet një krijesë misterioze në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar

Një specie e re deti është zbuluar në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Krijesa e quajtur Pleurobranchaea britannica i përket një grupi të ujërave të ngrohta, të cilët mund të migrojnë në veri shkaku i ndryshimeve klimatike.


Zbulimi u bë në jug-perëndim të Anglisë nga Ross Bullimore i Qendrës për Shkencën e Mjedisit, Ushqimit, dhe Akuakulturës (CEFAS).

Rreth 100 specie të ndryshme deti janë gjetur në ujërat përreth Britanisë dhe Irlandës, por kjo ishte diçka e veçantë, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Sipas shkencëtarëve, ky zbulim tregon se ne ende kemi shumë për të mësuar rreth jetës në ujëra detare.

“Të gjesh një specie të re që nuk është mikroskopike është mjaft emocionuese. Kjo tregon se ka ende punë për të bërë”, tha Peter Barry nga CEFAS.

Specia e gjetur e njohur si slugs dallohet për shumëllojshmërinë dhe bukurinë e saj të jashtëzakonshme. Pavarësisht nga madhësia e vogël (rritet vetëm deri në rreth 5 cm), ajo është një grabitqar kryesor në zinxhirin ushqimor.

Për shkak të ndjeshmërisë së saj ndaj ndryshimeve klimatike, ajo shpesh ndihmon të kuptojmë shëndetin e ekosistemeve detare.

Anëtarët e grupit të ri Pleurobranchea zakonisht gjenden në veri të Spanjës, Senegal, dhe gjithë Detin Mesdhe. Me sa duket kushtet për jetesën e këtij lloji peshku po bëhen më të favorshme, andaj pritet që prania e tij të zgjerohet edhe më tej.

Por, me temperaturat e oqeanit në nivele rekorde, ekziston shqetësimi për ndikimin e tyre në jetën detare. Oqeanet më të ngrohta dhe valët e të nxehtit shqetësojnë speciet detare ndërsa lëvizin në kërkim të ujërave më të freskëta.

Kjo mund të dërgojë në prishjen e zinxhirit ushqimor detar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Kalo në kategori