Një aksion i madh i Prokurorisë së Pejës dhe Njësitit Antidrogë është duke u zhvilluar në rajonin e Pejës.

Gjatë aksionit është sekuestruar një sasi të konsiderueshme e narkotikëve në një fshat të Pejës dhe është zbuluar edhe një laborator i madh për prodhimin e tyre.


Telegrafi merr vesh se priten edhe arrestime.

Në vendin e ngjarjes është Njësiti antidrogë nga Policia e Pejës, njësitet tjera relevante, prokurori i krimeve të rënda si dhe ekipi i KEDS-it që ka konstatuar kyçjen ilegale të laboratorit në rrjetin elektrik. /Telegrafi/