LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet identiteti i sulmuesit në Paris

Zbulohet identiteti i sulmuesit në Paris

Organizata terroriste ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Paris, ku mbetën të vrarë dy policë dhe dy tjerë të plagosur rëndë.

Këtë lajm e ka publikuar agjencia Amaq, e afërt me organizatën terroriste “Shteti Islamik, transmeton Telegrafi.


Publikohen pamjet e para të shtënave në Paris, ku humbën jetën dy policë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Publikohen pamjet e para të shtënave në Paris, ku humbën jetën dy policë (Foto/Video)

“Sulmin në qendrën e Parisit e ka kryer Abu Yusuf al-Beljiki, shtetas belg dhe luftëtar i ISIS-it”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate, raporton AFP.

Emri i tij është shfaqur në mediat franceze, dhe raportohet se i janë vënë pas policia dhe se ai është sulmuesi i dytë që është në arrati. /Telegrafi/