LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet filozofia e re e transferimeve që Manchester United do ta ndjekë pas ardhjes së Ratcliffe

Zbulohet filozofia e re e transferimeve që Manchester United do ta ndjekë pas ardhjes së Ratcliffe

Manchester United ka të ngjarë të jetë mjaft proaktiv në afatin e parë kalimtar veror pas ardhjes së Sir Jim Ratcliffe, i cili tashmë ka në duar të gjitha transferimet dhe largimet nga klubi pas blerjes së 25 për qind të aksioneve nga familja Glazers.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Manchester United tani do të fokusohet më shumë tek blerja e talentëve të rinj nën strukturën e re të klubit.


“Djajtë e Kuq” duan të mbajnë një sy në adoleshentët më të mirë në botën e futbollit pasi INEOS mendon se ata kanë humbur disa mundësi shumë të mira për çmimë të arsyeshme për lojtarë të talentuar të futbollit në të kaluarën.

Një shembull konkret për këtë është fakti se Manchester United kishte pasur mundësinë disa vite më parë për të nënshkruar me Moises Caicedon vetëm për pesë milionë euro, para se Brightoni më pas ta transferojë atë në 2021.

Manchester United bën gati 140 milionë euro për transferimin e dy yjeve të Serie A
Lexo po ashtu Manchester United bën gati 140 milionë euro për transferimin e dy yjeve të Serie A

Me INEOS që ka tashmë në pronësi edhe klubin francez Nice, ata mendojnë se mund të nënshkruajnë me të rinj që kanë kualitet, dhe t’i huazojnë ata pastaj tek klubi francez për të fituar përvojë, para se të promovohen tek Unitedi.

Sidoqoftë, para se të vendosin se kush janë lojtarët që do të nënshkruhen, hierarkia e klubit anglez janë të fokusuar në gjetjen e një drejtori të ri sportiv dhe tashmë janë në rrugë të duhur për të siguruar shërbimet e Dan Ashëorth (Newcastle United)./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori