LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet i dashuri i ri i Tunës?! (Foto)

Zbulohet i dashuri i ri i Tunës?! (Foto)

Këngëtarja shkupjane Tuna, pak kohë më parë ka përfunduar lidhjen e shumë përfolur me Cozman.

Kohët e fundit ajo është parë shumë në shoqëri të Yll Limanit, kështu disa media duke konstatuar se mes tyre ka diçka, por Ylli e ka mohuar një gjë të tillë.


Burime të afërta me çiftin për Lajmit thonë që artistja seksi është në lidhje me vëllaun e Robert Berishës, Patrisin.

Çfarë po do Tuna në Beograd? (Foto)
Lexo po ashtu Çfarë po do Tuna në Beograd? (Foto)

Patrisi dhe Tuna janë parë bashkë në disa vende, fotografi këto që vetë këngëtarja i ka publikuar në Snapchat.

I kontaktuar nga Lajmi, Patris Berisha tha se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Madje, kur u pyet nëse janë në lidhje, sikur edhe u nervozua. Ai tha që kurrë më mos të pyetet për këtë çështje.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, nuk dua të flas për këtë çështje. Edhe kurrë më mos më kontaktoni për këtë punë”, tha ai.

Edhe Tuna u kontaktua përmes mesazheve ndërsa këngëtarja nuk ka kthyer përgjigje.