LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen tri specie të reja peshqish, në thellësi detare prej 7,500 metrash (Foto)

Zbulohen tri specie të reja peshqish, në thellësi detare prej 7,500 metrash (Foto)

Shkencëtarët zbuluan tri specie të reja peshqish, në ujërat më të thella në botë.

Ekipi ndërkombëtar i gjeti këto gjallesa në Atacama Trench, që ndodhen në Paqësorin Juglindor, ndërsa i emëruan Atacama Snailfish pink, i kaltër dhe rozë, transmeton Telegrafi.


Ekspertët pretendojnë se këto krijesa janë shumë të kompletuara që të jetojnë në një ambient kaq të ashpër, prej 6,500 deri në 7,500 metra thellë në det.

Trupi i tyre xhelatinoz dhe gjysmë i tejdukshëm, mund të shpërbëhet po që se del në sipërfaqe.

Me anë të një sistemi special të kamerave, që janë vendosur në tabanët e bregdeteve të Perusë dhe Kilit, janë marrë më se 100 orë pamje, të këtyre krijesave të quajtura edhe si fantazma.

Mënyra se si e kanë adoptuar jetën në atë thellësi, është bërë objekt i studimit të shkencëtarëve.

Fakti që kanë trup xhelatinoz, iu ndihmon të përballojnë presionin e lartë, ndërsa duket se janë grabitqarë të mëdhenj dhe pre e tyre bëhen edhe peshqit vertebror. /Telegrafi/