LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen planet e Usyk për meçin e dekadës me Furyn

Zbulohen planet e Usyk për meçin e dekadës me Furyn

Oleksandr Usyk është duke planifikuar që të përballet me Tyson Furyn, pasi që të takohet në rimeç me Anthony Joshuan.

Fitorja brilante e Gypsy King ndaj Deontay Wilder në fundjavën që shkoi, konfirmoi se ai është mbreti në WBC, derisa ukrainasi mori titujt IBF, WBA, WBO nga AJ disa ditë më parë.


Dueli për kampionin e padiskutueshëm në peshat e rënda mund të jetë mes Furyt dhe Usyk, por të dy duhet të fitojnë edhe nga një duel, për t’u takuar mes vete.

Oleksandr Usyk është i 'frikësuar' që të përballet me Tyson Furyn
Lexo po ashtu Oleksandr Usyk është i 'frikësuar' që të përballet me Tyson Furyn

“Do të jetë dueli (me Furyn), pasi që Usyk të mposht sërish Joshua”, ka thënë promovuesi i ukrainasit, Alexander Krassyuk për Sky Sport.

Joshua e ka aktivizuar menjëherë klauzolën për rimeç me Usyk dhe do të jetë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Pamje nga afër të lëvizjes së këmbëve mes Joshuas dhe Usyk - është shumë domethënëse
Lexo po ashtu Pamje nga afër të lëvizjes së këmbëve mes Joshuas dhe Usyk - është shumë domethënëse

I pyetur se nëse Usyk ishte i impresionuar nga dueli mes Fuyt dhe Wilder, promovuesi i tij ka thënë: “Po, ai ishte. Madje ai u impresionua se si ata luftuan pa shfaqur ndonjë lëvizje prej boksierëve. Ata tentuan ta lëndonin njëri-tjetrin”.

Fury do të ketë punë me Dillian Whyte ose Otto Wallin, me këta dy të fundit që takohen më 30 tetor. /Telegrafi/