LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen diskutimet mes Dukës dhe Inzaghit

Zbulohen diskutimet mes Dukës dhe Inzaghit

Filipo Inzagi vazhdon të mbajë në pritje Federatën shqiptare të Futbollit, por në mediat italiane zbardhen detaje të diskutimeve parimore që janë bërë mes përfaqësuesit të tij dhe presidentit të FSHJF-së, Armand Duka.

Ajo që është mësuar fillimisht është se Inzagin nuk e tërheq ekonomikisht oferta që i është bërë nga ana e FSHF-së.

Ndonëse Venezia nuk është një klub që ofron superpaga, ish-sulmuesi i Milanit pret që në stolin e një përfaqësueseje të ketë kushte financiare më të rëndësishme sesa ato që Duka i ka ofruar.

Megjithatë, Inzagi tërhiqet nga aspekti sportiv, pasi nuk është gjë e vogël të marrësh drejtimin e një Kombëtareje e aq më pak të kesh mundësinë që shumë shpejt të testosh forcat e tua ndaj kundërshtarëve si Spanja dhe Italia.

Për këtë arsye, ai ende po shqyrton mundësinë që i është vënë përpara për këtë karrierë te re në Formentera, ku gjendet me pushime bashkë me vëllain e tij, Simone Inzagi.

Por “SuperPipo” ka vënë një kusht. Nëse do të largohet nga Venecia, do të marrë me vete të gjithë stafin e bashkëpunëtorëve që ka atje, 8 të tillë.

Bëhet fjalë për asistentë trajnerë, përgatitës portierësh, përgatitës atletikë apo edhe analizues kundërshtarësh, të gjithë personazhe me eksperienca të rëndësishme pune në klubet më të njohura italiane si Juventus, Inter, PSG e Milan para se të bëheshin pjesë e stafit të Inzagit.

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori