LAJMI I FUNDIT:

Zbardhen 15 grabitje në Durrës, arrestohet 21-vjeçari

Zbardhen 15 grabitje në Durrës, arrestohet 21-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar, të akuzuar si autor të 15 vjedhjeve në qytet.

Në pranga ra shtetasi A.L., 21 vjeç, banues në Pjezë, Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.


“Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, nga muaji prill deri në muajin tetor të këtij viti, ka vjedhur shuma parash, steka me cigare dhe produkte të ndryshme ushqimore, në 15 subjekte të ndryshme private në qarkun e Durrësit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjete të ndryshme, që ky shtetas i përdorte për kryerjen e vjedhjeve”, ka njoftuar policia.

“Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, ka shtuar policia. /Telegrafi/