LAJMI I FUNDIT:

Zaniolo flet për të ardhmen, interesimin nga Milani e Juventusi, si dhe Ibrahimovicin e Mourinhon

Zaniolo flet për të ardhmen, interesimin nga Milani e Juventusi, si dhe Ibrahimovicin e Mourinhon

Nicolo Zaniolo pranon se është ‘i kënaqur’ me interesimin e Milanit e Juventusit, zbulon se ishte shumë i turpëruar karshi idhullit Zlatan Ibrahimovic dhe falënderon Jose Mourinhon që e mësoi atë të ‘kafshojë gjuhën’ te Roma.

Italiani është lidhur vazhdimisht me një largim nga Stadio Olimpico këtë verë, pasi kontrata e tij përfundon në qershor 2024 dhe negociatat për një rinovim nuk kanë përparuar.


Është raportuar se klubi i ka vënë një çmim prej 65 milionë eurosh, vetëm me para në dorë dhe nuk ka shkëmbim lojtarësh, por deri më tani Milani dhe Juve nuk kanë arritur shifrën e kërkuar.

Ngecin bisedimet për kontratën e re, Zaniolo drejt largimit nga Roma
Lexo po ashtu Ngecin bisedimet për kontratën e re, Zaniolo drejt largimit nga Roma

“Është kënaqësi të jesh subjekt i interesit nga klubet e mëdha, pasi nëse ata mendojnë për ty, do të thotë se je i mirë”, ka thënë fillimisht Zaniolo për La Gazzetta dello Sport.

“Unë stërvitem me edhe më shumë motivim, pasi dua të dëshmoj se është e drejtë që jam lidhur me këto klube të mëdha”.

Ndërkohë, ai pati një sezon të përzier, duke u rikthyer pas dy dëmtimeve shkatërruese në gju dhe duke fituar Ligën e Konferencës, por duke parë edhe shumë kartonë dhe përplasje me Mourinhon.

“Mourinho është një fitues, ai më mësoi të përfshihem në mbrojtje dhe e di që duhet të përmirësohem në atë fushë. Ai gjithashtu më ndihmoi të përballesha me situata të caktuara për të cilat në të kaluarën do të kisha reaguar keq, për shembull duke u larguar nga ndeshje të rëndësishme”.

“Ai më mësoi të kafshoj gjuhën time: të hesht në fushë dhe të punoj më shumë. Ajo që duhet të bëj sezonin e ardhshëm është të mos bie në provokime të kota”.

Megjithatë, Zaniolo ka gjithashtu disa probleme me rolet e ndryshme të dhëna në Stadio Olimpico së bashku me partnerin e tij Tammy Abraham.

“Formacioni 3-5-2 nuk nxjerr më të mirën nga karakteristikat e mia, unë preferoj një 4-3-3 ose një 4-2-3-1, por nëse trajneri vendos të më përdorë si sulmues të dytë, duhet të jap 100 për qind aty”.

“Abrahami është një djalë i mirë, gjithmonë i lumtur dhe i qetë. Nëse do të largohesha nga Roma, do të më mungonin shumë njerëz dhe Abraham është një prej tyre”.

I pyetur nëse mund të jetë trashëgimtari i Paulo Dybala në Juventus, italiani nuk tërhiqet nga pyetja. Milani gjithashtu përfaqëson një nga pretendentët për nënshkrimin e Zaniolos dhe ata kanë në skuadër “idhullin” e tij Ibrahimovic.

Roma refuzon edhe ofertën e dytë të Milanit për Zaniolon
Lexo po ashtu Roma refuzon edhe ofertën e dytë të Milanit për Zaniolon

“Duket e tepruar, por sigurisht që është e këndshme. Ai është një lojtar fantastik, unik. Do të shohim, jeta është e paparashikueshme dhe nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Unë thjesht do të stërvitem dhe do të pres”.

“Kam bërë një ëndërr realitet duke luajtur në të njëjtën fushë me Ibrahimovic. Nuk fola me të, por e studiova: mënyrën se si i qaset lojës, lëvizja e tij, çfarë lideri karizmatik që është”.

“Isha shumë i turpëruar për t’iu afruar… E admirova nga larg. Më vjen mirë që Milani e fitoi Scudetton në fund”, përfundoi ylli italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori