LAJMI I FUNDIT:

Zaniolo i dashuruar në klubin: Dua të bëhem ikona e Romës

Zaniolo i dashuruar në klubin: Dua të bëhem ikona e Romës
Nicolo' Zaniolo . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Nicolo Zaniolo është njëri nga futbollistët më të talentuar italian dhe shpresa e Kombëtares së Italisë për Euro 2021.

Shtyrja e kampionatit evropian për në vitin 2021 ka qenë një lajm i madh për lojtarin, i cili nuk pritet të rikthehet në fushë deri në muajin korrik.


Zaniolo po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane përfshirë Juventusin, Bayern Munich, Chelsean e Manchester Unitedin.

Por 20-vjeçari ua ka mbyll dyert të gjitha skuadrave, pasi dëshira e tij është të mbetet gjatë te Roma për tu bërë ikonë e klubit.

Niccolo’ Zaniolo . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Unë dua të bëhem ikonë e Romës, por tani duhet të mendojë vetëm për rikthimin në fushë”.

“Dëshira ime është të qëndrojë këtu sa më gjatë që të jetë e mundur, pasi i detyrohem Romës për gjithçka që ka bërë për mua”, deklaroi Zaniolo për Sky Sport Italia.

Stili i lojës së tij ka bërë që shumë tifozë ta krahasojnë atë me kapitenin legjendar të Romës, Francesco Tottin, por vet lojtari ka thënë se është larg tij dhe se nuk ka kërkuar asnjëherë numrin 10 në fanellë.

Nicolo’ Zaniolo. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“Për mua dhe gjithë të tjerët Totti është një simbol i Romës. Totti dhe De Rossi janë simbole të këtij klubi dhe nuk mendoj që ka gjasa dikush të barazohet me ta”.

“Asnjëherë nuk jam përpjekur ta kërkojë numrin 10. Jam shumë mirë me 22”, deklaroi 20-vjeçari.

Zaniolo iu bashkua Romës nga Interi, ku Giallorosët e kërkuan me ngulm si shkëmbim me Radjan Nainggolanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori