Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili tash e sa kohë më nuk është shumë aktive në muzikë, kjo falë përkushtimit ndaj rritjes së djalit të saj.

E kur jemi tek Uliksi, ndonjëherë në të rrallë ajo preferon që të ndajë me fansat ndonjë fotografi ku shfaqet bashkë me të voglin e saj.


Sot (e enjte) ajo publikoi një imazh shumë të ëmbël të të dyve, i cili mori vëmendjen e të gjithë fansave.

vetëm pak minuta më pas të njëjtën fotografi në InstaStory e publikoi edhe motra e saj, Zanfina, e cila në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar diçka vërtet interesante.

Ajo e quan Uliksin si një "Zan i vogël", kjo pasi sipas saj djali i Adelinës, ngjanë me tezen e tij, pra vet Zanfinën.

"Adelina me mini Zanin" (sic.), ka shkruar Zanfin përbri kësaj fotografie. /Telegrafi/

zan