Zanetti nuk pendohet se ka refuzuar Realin
Argjentinasi ka zbuluar arsyen pse kishte zgjedhur numrin katër, por ashtu foli edhe për ofertat e refuzuara.
“Kur erdha te Interi në vitin 1995 kishte pak numra në dispozicion. Në Argjentinë zakonisht ky numër përfaqëson një mbrojtës qendror, që në Itali zakonisht personifikohet me numrin dy".
"Real Madridi? Ata kanë bërë përpjekje për të më transferuar, por nuk kam pranuar asnjëherë. Unë nuk e kisha ndërmend të largohem nga Milano pa lënë gjurmë, të fitosh me Interin të lë një shije ndryshe”.
“Për mua, Interi gjithmonë ka qenë një familje e madhe, po ashtu edhe dashuria për fanellë”, ka thënë Zanetti.
Vlen të theksohet se më herët Zanetti kishte treguar se ai kishte refuzuar oferta edhe të Barcelonës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/02/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































