LAJMI I FUNDIT:

Zafir Berisha: NISMA e ka të sigurt përfaqësimin në qeverinë e ardhshme

Zafir Berisha: NISMA e ka të sigurt përfaqësimin në qeverinë e ardhshme

Ish-deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha ka thënë se kjo parti e ka të sigurt përfaqësimin në qeverinë e ardhshme.

Berisha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se tashmë të gjithë e kanë kuptuar se NISMA do të jetë në qeveri.

“Pavarësisht kësaj, angazhimi ynë aktual dhe gjatë fushatës do të jetë i përqendruar në marrjen e sa më shumë votave që NISMA të jetë më e fuqishme se që ka qenë deri më tani”.

“Tashmë nuk ka dilema se NISMA do të jetë pjesë e qeverisë në mandatin e ardhshëm”, tha Berisha.

Zyrtari i NISMA-s ka thënë se nuk do të merren me të tjerët por vetëm me shpalosjen e programit të tyre.

“Nëse dikush na sulmon, ne do të përgjigjemi, por edhe kryetari i NISMA-s e ka bërë me dije se kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik”, shtoi më tej Zafir Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori