LAJMI I FUNDIT:

Zafa i del në mbrojtje Teuta Rugovës

Zafa i del në mbrojtje Teuta Rugovës

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerësuar veprimin e deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, e cila nuk iu ka bashkangjitur partisë së saj në bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, të thirrur me kërkesën e kryeministrit Haradinaj.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “deputetja Rugova respekton institucionin dhe bëhet pjesë e betejës përfundimtare për forcimin e shtetit të Kosovës”.


Postimi i deputetit Berisha:

“Teuta Rugova për dallim nga të tjerët, respekton institucionin dhe bëhet pjesë e betejës politike përfundimtare, për forcimin e shtetit të Kosovës. Zafa”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/