Ata që shpallin shumicën e re parlamentare pas raundit të dytë të zgjedhjeve duhet të thonë edhe nëse janë për Marrëveshjen e Prespës apo për Marrëveshjen me Bullgarinë, BE-në dhe NATO-n, sepse ato janë baza e koalicionit në Parlament. Shumica e tanishme parlamentare vetëm mund të rritet, jo të ndryshohet, tha kryeministri Zoran Zaev.
I pyetur në një konferencë për media në Qeveri nëse sheh kërcënim për stabilitetin e shumicës parlamentare, pasi Alternativa hodhi poshtë mundësinë e anëtarësimit në mazhorancën qeveritare dhe BESA mori mbështetje nga Aleanca për Shqiptarët për kandidatët në Tetovë dhe Zhelinë, Zaev tha se është “e drejtë legjitime”.
“Absolutisht jo. Zgjedhjet lokale janë, është legjitime që partitë politike të bëjnë partneritete, koalicione dhe marrëveshje për pjesëmarrje në raundin e dytë të zgjedhjeve me synimin përfundimtar që të kenë sukses me kandidatët e tyre, duke filluar nga LSDM, OBRM-PDUKM, BDI, Aleanca, BESA, Alternativa dhe të gjitha subjektet tjera politike pjesëmarrëse në raundin e dytë”, tha Zaev.
Ai përsëriti se koalicionet dhe shumica kanë një arsye të natyrshme për krijimin, mbijetesën apo shpërbërjen e tyre, si dhe krijimin e një shumice të re.
“Të gjithë ata që paralajmërojnë zhvillime të tilla pas raundit të dytë të zgjedhjeve duhet të thonë se do të jenë për Marrëveshjen e Prespës ose Marrëveshjen me Bullgarinë, për një shoqëri për të gjithë, për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve ose do të jenë kundër. Në thelb, ata do të jenë për BE-në dhe integrimin përmes dialogut miqësor dhe diplomacisë, ose do të jenë për klinikën. Koalicionet dhe shumica parlamentare bazohen në këtë. Unë pretendoj se shumica parlamentare do të rritet dhe nëse lexoni saktësisht se çfarë tha Alternativa, pas raundit të dytë të zgjedhjeve të hënën do të shpallet shumica e re qeveritare, prandaj pyetini se për cilën shumicë qeveritare po mendojnë”, tha Zaev./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKapja e spiunëve të BIA-s, njeri nga të arrestuarit kishte punuar në Doganën e Kosovës
Prokuroria jep detaje për arrestimin e dy personave për spiunazh, të njëjtit janë shtetas kosovarë
Kryeprokurori tregon se pse ende s’ka padi për rastin e Banjskës
Policia në kërkim të një personi, dyshohet për një rast vjedhje
Grabitje e armatosur në një këmbimore në Prishtinë
"Nuk ka luftë politike", Osmani flet për raportet me Kurtin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani
Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb