LAJMI I FUNDIT:

Zaev shfaqet në gjykatë për rastin ”Ryshfeti”, dëshmitari jo

Zaev shfaqet në gjykatë për rastin ”Ryshfeti”, dëshmitari jo

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shfaqur sot në Gjykatën Penale në Shkup për rastin ”Ryshfeti” që është i akuzuar për marrjen e ryshfetit prej 160.000 euro nga sipërmarrësi Ivan Nikolov Saçevaliev, në vitin 2013 nga, kur ishte kryetar i Komunës së Strumicës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Në gjykatë nuk u shfaq dëshmitari i cili kishte njoftuar gjykatën se nuk kishte marrë ftesë zyrtare nga gjykata.


Mbrojtja e Zaev tha se duhet të vërtetohet a ka qenë nevoja për të inçizuar rastin.

Avokatët e kryeministrit kërkuan që të merren parasysh vendimet e Gjykatës për të Drejtat e njeriut. /Telegrafi/