LAJMI I FUNDIT:

Zaev realizon bisedë telefonike me Merkelin, kërkon ndihmë për fillimin e negociatave me BE-në

Zaev realizon bisedë telefonike me Merkelin, kërkon ndihmë për fillimin e negociatave me BE-në

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot ka realizuar bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka diskutuar për ngjarjet politike në vend, vizitën e Tsiprasit, si dhe çështjen për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Siç njoftojnë nga qeveria, në bisedën mes Zaevit dhe Merkelit është thënë se vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Maqedoninë e Veriut, si dhe seanca e përbashkët qeveritare ka qenë moment historik. Ata gjithashtu kanë thënë se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zaev e ka njoftuar Merkelin për ngjarjet tjera politike, si dhe rezultatet konkrete që janë arritur në vend. Formimin e Komisionit për Antikorrupsion, miratimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe reformat në siguri dhe administratën publike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se duke pasur parasysh reformat në vend, kryeministri Zaev ka kërkuar ndihmë nga Merkel në lidhje me vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, vendim që Këshilli i BE-së duhet ta merr në qershor.

“Zaev në bisedë tha se duke pasur parasysh që Maqedonia e ka statusin e vendit kandidat që nga viti 2005, ka nënshkruar marrëveshjen e Prespës dhe ka arritur rezultate në procesin e reformave”, thonë nga qeveria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori