LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nuk do të bëhet rikonstruim i Qeverisë

Zaev: Nuk do të bëhet rikonstruim i Qeverisë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar Edi Rama në Pogradec, tha se nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë.

Vendet e zbrazëta të ministrisë, siç tha ai, do të plotësohen me ministra të rinj, emrat e të cilëve do të jenë të hënën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.


Në lidhje me Ligjin për gjuhët, Zaev tha se bëhet fjalë për ligj bashkëkohor dhe pret që ai të miratohet deri në fund të janarit.

Zaev u bëri thirrje partive parlamentare në Maqedoni që së bashku ta miratojnë këtë ligj të rëndësishëm./Telegrafi/