LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Hyjmë në fazë kritike në luftën kundër coronavirusit

Zaev: Hyjmë në fazë kritike në luftën kundër coronavirusit

Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në nëpërmjet një videot thotë se “tashmë disa javë, ju, unë dhe e gjithë Maqedonia, po funksionojmë në një mënyrë të ndryshme”.

“Bashkërisht luftojmë kundër një armiku të padukshëm që shpalli pandemi globale dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve tanë, por edhe qytetarëve nëpër botë. Numri i të infektuarve, për at të keq edhe numri i të vdekurve në botë, flasin për seriozitetin e kësaj pandemi globale dhe pasojat e kësaj pandemie. Shteti ynë reagoi në kohë, ndërmori masa për mbrojtje të qytetarëve si dhe sanimi i pasojave ekonomike”, thotë Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.


Zaev thotë se para neve është sfida më e madhe me coronavirusin ku pritet edhe piku i të infektuarve.

“Për këtë shkak është e nevojshme përgjegjësia personale, përkushtim i secilit prej neve maksimal ndaj shëndetit tonë dhe shëndetit të më të afërmve tanë, fëmijëve tanë, familjarëve dhe miqve. Janë miratuar masa më të rrepta nga Qeveria dhe është e rëndësishme respektimi i plotë i tyre. Vetëm kështu, secili prej nesh do të kontribuojë në luftën e përbashkët”, thotë Zaev.

Ai shton se duhet të bëjmë gjithçka, përmes respektimit të masave dhe rekomandimeve qeveritare për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit në mënyrë që ta ndihmojmë veten, të afërmit tanë, punëtorët shëndetësorë dhe institucionet e sistemit.

“Qëndroni në shtëpi, lani duart, mbani distancë, respektoni masat dhe rekomandimet. E di se ka shqetësime te qytetarët, për shëndetin por edhe për ekonominë, për vendet e tyre të punës, për të hyrat mujore, për bukë. Të nderuar, ne bashkërisht krijuam shtet që është pranë jush, për qytetarët, keni mik, mbështetës, shteti është këtu t’u ndihmojë”, thotë Zaev.

Ai Sqaroi se me masat e ndërmarra shteti ka shpëtuar 250 mijë vende pune dhe se shteti jep 14.500 denarë për çdo punëtor në format që janë të prekura me krizën, për shkak se sipas Zaev, çdo punëtor është i rëndësishëm.

“Në këto kohëra të rënda siguruam mbështetje prej 200 milionë euro, ju ndihmojmë 35 mijë firmave që t’i zvogëlojmë pasojat nga kriza ekonomike. Për qytetarët sigurojmë lehtësime financiare, anulohet pagesa e kredive dhe ndalohen përmbaruesit. S’do lejojmë asnjë pa të hyra, ndihmojmë bashkërisht”, thotë Zaev duke thënë se luftën me coronavirusin mund ta fitojmë me forca të përbashkëta dhe me kontribut të përbashkët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori