LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Është i rëndësishëm zbatimi i proceseve

Zaev: Është i rëndësishëm zbatimi i proceseve

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është takuar me Charles Kupchan, drejtor i lartë për çështje evropianë pranë Këshillit kombëtar të sigurisë të SHBA-ve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Temë bisede ka qenë gjendja e tanishme në Maqedoni, sfidat për zbatimin e reformave të patjetërsueshme dhe për zgjedhje të besueshme në dhjetor.


Zaevi ka theksuar rëndësinë e proceseve për të cilat janë marrë vesht gjatë bisedimeve të katër partive politike, në aspektin e pastrimit të listës zgjedhore dhe raportimit profesional të mediave, për t’i hapur rrugë qeverisë teknike./Telegrafi/