LAJMI I FUNDIT:

Zaev: E dënoj sjelljen e Angjushevit, ai do të kërkojë falje (Video)

Zaev: E dënoj sjelljen e Angjushevit, ai do të kërkojë falje (Video)

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e dënoi sjelljen e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev i cili në konferencën për shtyp hodhi shënues drejtë gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Biseduam me të dhe me siguri ai do të kërkojë falje, ndonjëherë ndjenjat e mundun njeriun, unë e dënoj këtë veprim. Gazetarët vetëm e kryejnë punën e tyre, besoj se kjo nuk do të ndodhë edhe një herë”, u shpreh Zaev.

Incidenti me Angjushevin ka ndodhur në konferencë për shtyp ku ai ka prezantuar para gazetarëve komplikimet në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Ai në tabelë ka bërë shënime, ndërsa pas përfundimit të preantimit ai ka hedhur shënuesin në drejtim të gazetarëve duke thënë se ashtu punohet në mënyrë transparente./Telegrafi/