LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Ditën e Alfabetit Shqip duhet ta festojmë së bashku, pasi kemi të ardhme të përbashkët (Video)

Zaev: Ditën e Alfabetit Shqip duhet ta festojmë së bashku, pasi kemi të ardhme të përbashkët (Video)

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, mbrëmë ka marrë pjesë në akademinë solemne me rastin e shënimit të 110 vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip.

Zoran Zaev në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se me shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip festohet përafrimi i dallimeve kulturore në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Gjuha dhe alfabeti i saj adekuat janë pjesë e kodit gjenetik të një populli. Në atë kod gjenetik ka elemente të identitetit dhe potenciale për komunikim, integrim shoqëror, për arsim dhe zhvillim. Obligimi jonë, obligim i shtetit është të respektohen, ruhen gjuhët e çdo bashkësie. Për këtë thërrasin edhe vlerat evropiane, si vlera që i kemi pranuar në rrugën tonë strategjike”, tha mes tjeras Zaev.

Ai përmendi kontributin e shkrimtarit Ismail Kadare, për të cilin tha se ka dhënë kontribut të madh në standardizimin e gjuhës shqipe.

“Me të drejtë themi se dallimet etnike dhe gjuhësore janë përparësi e vendit tonë. Pasuri e jona e përbashkët. Festën e Alfabetit Shqip duhet ta festojmë së bashku, pasi e ardhmja jonë është e përbashkët. Modeli jonë për të ardhmen fillon me respektimin e të gjitha bashkësive, ku të gjitha dallimet kulturore respektohen dhe bashkëpunohet mes vete”, tha Zoran Zaev.

Përndryshe, në shënimin e Ditës së Alfabetit Shqip kanë marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai i Kosovës Hashim Thaçi, si dhe përfaqësues të partive politike dhe institucioneve tjera në Maqedoni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori