LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Ahmeti nesër nisin bisedimet për kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale

Zaev dhe Ahmeti nesër nisin bisedimet për kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nesër do të nisin bisedimet për kandidat të përbashkët.

“Nesër do të ketë takim bilateral mes LSDM-së dhe BDI-së, ku do të thuhen opsionet e të dy palëve. Nëse arrijmë marrëveshje, do të kërkojmë që këtë mbështetje ta zgjerojmë, së pari nga partitë tjera politike nga koalicioni, e më pastaj me grupe tjera, për të bërë shumica sa më të madhe, për shkak se këtë e kërkon koncesualiteti. Këtë koncept e definuam si mbietnik dhe mbipartiak”, tha Bujar Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për mossuksesin e idesë për kandidat të përbashkët shqiptar, Osmani e akuzoi opozitën shqiptare.

“Kandidati i përbashkët me partitë shqiptare u injorua nga disa parti të vogla shqiptare. Kjo nënkupton se kërkesa e tyre për bashkëpunim mes shqiptarëve është demagogji”, tha Osmani duke shtuar se injorimi flet më shumë për ato se sa për BDI-në.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa u deklaruan kundër kandidatit të përbashkët me BDI-në dhe shqyrojnë mundësi për kandidat të përbashkët.

Sot pasdite në selinë e LSDM-së nisi mbledhja e parë e partive të koalicionit e udhëhequr nga LSDM për zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori