LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Bashkë të ndërtojmë Maqedoni evropiane për të gjithë

Zaev: Bashkë të ndërtojmë Maqedoni evropiane për të gjithë

“Të vazhdojmë bashkërisht të ndërtojmë Republikën e Maqedonisë në një shoqëri për të gjithë, nëpërmjet respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit sepse vetëm lumturia e përbashkët është lumturi”, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij në festimin qendror me rastin e Ditës së pavarësisë së Maqedonisë – 8 Shtatorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë përsëri ka politikanë të përgjegjshëm, të cilët dinë se për çka kanë nevojë qytetarët, por tha se ka edhe qytetarë të vetëdijshëm që dinë se çka i duhet shtetit.


“Si kryeministër, si personi që pranoi nderin për të udhëhequr nga ana juaj, ju ftoj të hapërojmë së bashku. Atëherë kur jemi plotësisht të lirë, jemi para përgjegjësisë më të madhe, çka do të zgjedhim. Bëj ftesë për përgjegjësi nga të gjithë dhe kërkoj përkrahje të fuqishme për të vazhduar proceset demokratike në interes të ardhmërisë euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev.

Ai vazhdoi duke thënë se përqëndrimi i gjithë komunitetit ndërkombëtar është kah Maqedonia, për atë se në mënyrë të mençur dhe me durim, ky vend është shndërruar nga vend gjenerator i krizave, në motor të zhvillimit në rajon dhe shtoi se tani Republika e Maqedonisë ka rrugë të hapur drejt BE dhe NATO me ndihmën e ofruar nga shtetet mike në rajon dhe më gjërë.

Si test kyç për vendin, Zaev përmendi zgjedhjet lokale, për të cilat tha se për herë të parë pas 11 vitesh një Qeveri demokratike do të organizojë dhe realizojë zgjedhje në Maqedoni dhe tha “Jemi të vendosur për zgjedhje fer dhe demokratike, me zero tolerancë për keqpërdorime të mundshme”./Telegrafi/