LAJMI I FUNDIT:

Zaev: ASH kishte Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të Taravarit, propozimi i ri është i papranueshëm

Zaev: ASH kishte Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të Taravarit, propozimi i ri është i papranueshëm

Propozimet për ministra tashmë janë dërguar në Kuvend, që nënkupton se Aleanca për Shqiptarët nuk do ta marrë Ministrinë e Shëndetësisë, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisionin “Top Tema”.

Zaev theksoi se asnjë partneri të koalicionit nuk i takon në parim Shëndetësia por shkohet në cilësi, zgjedhja bëhet në baza individuale, jo partiake, duke thënë se Ministria e Shëndetësisë i ka takuar ASH-së për shkak Arben Taravarit, i cili tashmë nuk është.


“Më vjen keq për Selën, sepse ai ishte krah për krah me mua në Kuvend dhe për këtë shkak kaq gjatë zgjatën bisedimet për këtë problematikë, por nuk arritëm zgjidhje të përbashkët”, tha Zaev.

Në lidhje me skandalit që doli në opinion për emrin e propozuar të LSDM-së, Venko Filipçe, Zaev tha se: “E di se ka qenë këshilltar i Todorovit, por ajo ka qenë për një kohë të shkurtër. Për aq kohë sa e kam këshilltar, është parë se është njohës i mirë i shëndetësisë, nuk kam paragjykime dhe i japë përparësi si person”, tha Zaev.

Mbetet e paqartë se si do të veprojë në këtë rast partia Aleanca për Shqiptarët, pasi që lideri i saj, Ziadin Sela ditë më parë, duke u përgjigjur në atë se si do të veprojnë si parti meqë LSDM tashmë ka kandidat të tyre për ministër të Shëndetësisë, tha: “Për këtë ASH-ja do të merr qëndrim. Shpresojmë se kryeministri Zaev nuk bie pre e trysnive që ia bëjnë të tjerët, vetëm që të luajnë lojëra. Ne e kemi propozimin e tonë për këtë Ministri, dhe nuk ndërrojmë qëndrim”.

Përndryshe, ditë më parë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit me Zoran Zaevin, u shpreh se Ministria e Shëndetësisë i ngelet Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori