LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Ahmeti mbajtën takim konsultativ për president të shtetit

Zaev-Ahmeti mbajtën takim konsultativ për president të shtetit

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot biseduan për zgjedhjen e një kandidati të përbashkët për president të shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zoran Zaev pas takimit tha  se kanë biseduar për kandidat të përbashkët për president të vendi dhe shprehu shpresën se ekzistojnë mundësi për këtë.

Zaev gjithashtu tha se nuk është folur për emra të konkret.

Zaev tha se zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe të pastra, sepse Maqedonia nuk mund të kthehet mbrapa.

Ndërsa lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se ishte një takim konsultativ në mes partnerëve të koalicionit.

“Për çështjes që sot diskutuam vendosëm t’i paraqesim në debat brenda organeve partiake. Partitë do të jenë ato që do të marrin vendim”, tha Ahmeti.

Ai tha se është lënë hapësirë që të konsultohet edhe më tej në mes partnerëve të koalicioni dhe se vendimi që do të merre do të jetë i drejtë dhe duhet jep një mesazh të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori