Pasi dominimit të shikimit të videove në telefona mobil, tablet dhe kompjutera, platforma YouTube tani po vendos synimin e saj në ekranin e madh: aët në dhomën e ndenjes, shkruan The Guardian.
Ekranet televizive janë zona me rritje më të shpejtë të tregut për YouTube, sipas drejtorit të produkteve të kompanisë, Neal Mohan. “Telefonat nuk janë më pajisja më e shpejtë në rritje këto ditë. Në të vërtetë janë ekranet si ekrani i dhomës së ndejës ose televizori, ku njerëzit hapin aplikacionin e YouTube kur vijnë nga puna, ulen në shtrat dhe shikojnë YouTube.”
“Kjo sot është rreth 180 milion orë kohë shikimi [një ditë], dhe në BE numri po rritet për 45% nga viti në vit”.
Geoff Blaber, VP hulumtues në firmën analitike CCS Insight, thotë se YouTube mund të jetë një partner i mirë për transmetuesit tradicionalë dhe poashtu një kërcënim. “Ata janë mik-armik. Fakti është se koha e konsumatorit, dhe nuk ka rëndësi se në çfarë tregu, do të ndahet në një gamë gjithnjë e më të madhe të shërbimeve të ndryshme.
“Nëse jeni një pronar i përmbajtjes ose një transmetues, duhet të jeni në gjendje të siguroheni që po arrini konsumatorët në kohën e duhur.”
“Transmetuesit në Britani të Madhe padyshim e shohin YouTube si një konkurrent, por ata nuk janë konkurrent në të njëjtën masë si Netflix apo Amazon.” Kjo, thotë Blaber, e bën YouTube më pak kërcënim të menjëhershëm.
Në ndërkohë, Mohan thekson se Youtube ka bashkëpunuar me transmetuesit e ndryshëm televiziv, në të mirën e të dyja palëve.
“Qasja unike e YouTube është se nuk është vetëm për zhanret që ju jeni mësuar të shihni – sporti, përmbajtje nga transmetuesit tradicional – por është edhe përmbajtja e papritur dhe e inovative. Ne kemi kanale me 250,000 ndjekës në tema si këpucët apo thurrja e rrobave në stil të shekullit të 18-të. Për përdoruesit që janë të interesuar për këto tema, kjo është epoka e artë e televizorit.” shtoi Mohan. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoogle po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al
Një nga modelet e ardhshme të iPhone 17 do të pësojë një ndryshim të madh
X-i i Elon Muskut jashtë funksionit
Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet
WhatsApp prezantoi një veçori të re Channels
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj