YouTube promovon këngëtaren kosovare në Los Angeles (Foto/Video)

Duket se këngëtaren kosovare po e pret një karrierë e ndritshme në botën e muzikës.
Pas Rita Orës, edhe Dua Lipa ka filluar të ngjitet majave të muzikës botërore, transmeton Telegrafi.
Së fundi, Dua është prezantuar para publikut amerikan të Los Angelesit me një baladë.
Në fakt, kanali muzikor Yuotube ka një hapësirë kohore të titulluar “YotubeSpace”, ku promovon talentet e reja muzikore, ndërsa kësaj radhe ka prezantuar, Lipën.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes publikimit të disa fotografive dh videove në llogarinë e saj në Instagram teksa shihet duke kënduar para publikut amerikan të ‘Qytetit të Engjëjve’.
Kujtojmë se këngëtarja aktualisht është duke punuar në projektet e reja muzikore, të cilat pritet t;i publikoj në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/



















































