LAJMI I FUNDIT:

Yllka Gashi fiton çmimin aktorja më e mirë në “Seminci International Film Festival”

Yllka Gashi fiton çmimin aktorja më e mirë në “Seminci International Film Festival”

Filmi vendor “Zgjoi” ka arritur suksesshëm të depërtojë në arenën ndërkombëtare duke tërhequr vëmendjen për historinë prekëse të Fahrije Hotit.

Protagonistja e këtij filmi, Yllka Gashi e realizoi dhe sjelli për audiencën këtë histori në mënyrën më të mirë e të kompletuar të mundshme, dhe mundi i saj po shpërblehet.


Aktorja e njohur edhe së fundmi ka fituar një çmim ndërkombëtar, këtë herë në Spanjë, për portretizimin e Fahrije Hotit në film.

Yllka fitoi çmimin si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Zgjoi”, në “Seminci International Film Festival”.

Kështu ka bërë të ditur aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, përmes një postimi në Facebook.

“Një çmim i meritum për Yllka Gashi në një festival të madh. Aktorja më e mirë e Festivalit International Seminci Yllka me rolin e saj i tregoj botës historinë e trishtë të zonjës Fahrije Hoti. Urime Yllka e ky është vetëm një fillim për sukseset e tua në vazhdim”, ka shkruar Matoshi në postimin e saj bashkangjitur me një fotografi të Yllkës.

Ndërkohë, kujtojmë që “Zgjoi” më 28 tetor pati premierën në Kosovë, ndërsa nga 5 nëntori do të fillojë të shfaqet edhe në kinematë në Amerikë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori