LAJMI I FUNDIT:

Yllka Gashi prezanton Fahrijen e vërtetë, frymëzimin që qëndron prapa historisë së filmit “Zgjoi”

Yllka Gashi prezanton Fahrijen e vërtetë, frymëzimin që qëndron prapa historisë së filmit “Zgjoi”
Foto: Yllka Gashi/Instagram

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit bëri historinë në Sundance Film Festival 2021, duke u shpërlbyer me tri çmime.

Ai mori çmimet: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në ShBA.


Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ‘Zgjoi’ është “një vështrim fuqizues i një gruaje që përballet me humbjen e burrit”, ku personazh kryesor është Fahrija e cila sfidon banorët e fshatit konservator, të cilët janë të palëkundur në rolet tradicionale dhe pritjet patriarkale. Ajo shpërfill fyerjet, thashethemet, madje edhe sulmet fizike për të fuqizuar një komunitet të grave që të jenë të pavarura dhe të punojnë për të mbijetuar bashkë.

E një histori e tillë është e bazuar në një ngjarje të vërtetë, e cila bartet mbi supet e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe.

Fahrija e cila është një sipërmarrëse e suksesshme e tregtisë së produkteve me përmbajtje tradicionale, ka qenë një inspirim për regjisoren Blerta Basholli, për relizimin e një skenari të tillë.

Një gjë të tillë e ka potencuar edhe aktorja e rolit kryesor, Yllka Gashi, e cila ka publikuar disa fotografi nga takimi me Fahrijen dhe gratë e Krushës në vitin 2018, teksa ka prezantuar për ndjekësit e saj në Instagram gruan historike që qëndron prapa historisë së filmit.

View this post on Instagram

A post shared by Yllka Gashi (@yllka_gashi)

“Inspirimi që qëndron prapa “Hive/Zgjoi”. Heroina e vërtetë znj. Fahrije Hoti dhe gratë punëtore të Krushës. Përjetësisht falenderuese. Këto foto janë bërë me 25 Korrik 2018”, shkroi Gashi në Instagram.

Aktorja e njohur përndryshe ka kohë që është larguar nga Kosova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Kalo në kategori