LAJMI I FUNDIT:

Yllit të Man United nuk i bëri përshtypje humbja në derbi, dëfrehet në një klub nate deri në orët e para të mëngjesit

Yllit të Man United nuk i bëri përshtypje humbja në derbi, dëfrehet në një klub nate deri në orët e para të mëngjesit

Ylli i Manchester United, Marcus Rashford, ka shkaktuar zemërim në mesin e tifozëve të Manchester United, pasi ka përfunduar në një klub nate pas disfatës së rëndë në derbin e qytetit ndaj Manchester Cityt, ku pësuan me shifrat 3-0.

Pak orë pas debaklit që pësuan Djajtë e Kuq, Rashford është fotografuar në një nga klubet e natës, ku po festonte 26-vjetorin e lindjes.


Festa në pjesën private të lokalit të natës ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit dhe të pranishmit, mes tyre edhe shoku i skuadrës Tyrell Malacia, e kanë përfunduar në orën 3:30.

Tifozët e United tashmë kanë hedhur zjarr mbi yllin e klubit të tyre, me shumë që presin që Rashford të pezullohet, ashtu si bashkëlojtari i tij Jadon Sancho i cili së fundmi u grind me trajnerin Erik ten Hag.

Është trajneri holandez ai që do të shqyrtojë masat e mundshme disiplinore ndaj futbollistëve.

Kujtojmë se të dielën United u mposht bindshëm 3-0 nga City me protagonist kryesor Erling Haaland që shënoi dy gola dhe Phil Foden me një tjetër.

Rashford luajti 86 minuta në këtë ndeshje pa lënë ndonjë gjurmë dhe pasi festoi në klubin e natës, u shfaq në seancën stërvitore të mëngjesit në kampin e klubit në Carrington./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori