LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Romës pëson aksident me makinë

Ylli i Romës pëson aksident me makinë

Roma ka marrë një lajm jo të mirë nga autoritetet italiane.

Mbrojtësi brazilian, Bruno Peres ka pësuar një aksident të lehtë me makinë gjatë ditës së premte.


Braziliani ishte në një shpejtësi të konsiderueshme dhe është aksidentuar por që ka shpëtuar pa lëndime trupore.

Gjithsesi në vendin e ngjarjes kishin mbërritur policia italiane të cilët e kanë dënuar për shpejtësi Peresin.

26-vjeçarit iu është konfiskuar vetura e tij e tipit Porsche, ndërsa ai ka mbetur edhe pa patentë shofer.

Por ish-anëtari i Torinos nuk shpëtoi me kaq, pasi ka marrë edhe një gjobë prej 5000 euro nga Policia e Italisë. /Telegrafi/