LAJMI I FUNDIT:

Ylli i muzikës xhaz, Manu Dibango vdes nga coronavirusi

Ylli i muzikës xhaz, Manu Dibango vdes nga coronavirusi
(Foto: Thierry Chesnot/Getty Images/Guliver)

Një nga muzikantët më të famshëm në Afrikë, saksofonisti Manu Dibango, ka vdekur pasi u diagnostikua me COVID-19.

Dibango, i njohur më shumë për këngën e tij të vitit 1972, “Soul Makossa”, është një nga yjet e parë që ka vdekur nga virusi.


86-vjeçari ka vendosur në muzikën e tij tinguj tradicionalë nga vendlindja, Kameruni.

“Të dashur të afërm, miq të dashur, një zë ngrihet në distancë … Me trishtim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e Manu Dibango, ‘Papy Groove”, thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Lindur në qytetin Douala në vitin 1933, i cili në atë kohë ishte nën sundimin kolonial francez, karriera muzikore e Dibango shtrihet në më shumë se gjashtë dekada. Ai punoi me yje të tillë, si Ladysmith Black Mambazo të Afrikës së Jugut dhe Herbie Hancock.

Në vitin 2009, saksofonisti ngriti një padi duke pretenduar se Michael Jackson huazoi një pjesë nga kënga e tij, “Soul Makossa”, për dy këngë në albumin më të shitur në botë, “Thriller”. /Telegrafi/

(Foto: Thierry Chesnot/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Diddy kërkon falje pas publikimit të pamjeve ku shihej duke e rrahur ish-të dashurën

Magazina
U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

U mundua të mbulohej, por Erjola Doçi zbulon më shumë se ç'duhet teksa po kërcente në spektaklin e BBVA

Magazina
Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Romeo tregon këshillat që ia ka dhënë Donaldi para se të hynte në BBVA: Ka qenë e vështirë të luftoja pa të në krah

Magazina

"Për dashurinë e jetës sime" - mesazhi prekës i Ronaldos në fustanin që veshi Georgina Rodriguez

Magazina
Kalo në kategori