LAJMI I FUNDIT:

Ylli mposht Prishtinën me rikthim për të kaluar në gjysmëfinale

Ylli mposht Prishtinën me rikthim për të kaluar në gjysmëfinale

Golden Eagle Ylli e ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 64:69, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte shumë i barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të krijonin epërsi të lartë dhe kjo pjesë përfundoi 17:16 për Prishtinën me një tre pikësh në fund nga Anothy Goods.


Lojë shumë interesante ishte edhe në periodën e dytë, ku prishtinasit ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 19:14, për të shkuar në pushim me rezultat 36:30.

Ylli u rikthye në periudhën e tretë, duke barazuar shifrat në 47:47, e më kaloi edhe në epërsi 51:52, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat e barabartë 54:54.

Ylli e nisi më mirë periudhën e fundit, duke pasur epërsi deri në tetë.

Prishtina afrohet në fund 64:67, por nuk arriti të bëjë më shumë dhe Ylli triumfoi me rezultat 64:69 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës, aty ku do të takohet me Bashkimin.

Fahro Alihoxhiq ishte më i dalluari te Sigal Prishtina me 10 pikë e 13 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli shënuesi më i mirë ishte Samir Zekiqi me 13 sosh.

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori