LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Ligue 1 refuzon ‘pagë astronomike’ nga Newcastle United

Ylli i Ligue 1 refuzon ‘pagë astronomike’ nga Newcastle United

Newcastle Unitedi ka hasur në një pengesë në biznesin e tyre për transferimet e janarit, me yllin e Lyonit, Lucas Paqueta, që raportohet se ka refuzuar një transferime në St James’ Park.

Sipas mediumit Footmercato, braziliani refuzoi një ofertë me ‘pagë astronomike’ nga Newcastle, të cilët ishin të gatshëm t’i paguanin mesfushorit plot 850 mijë euro në muaj apo diçka më shumë se 10 milionë euro në vit.


Por, Paqueta nuk duket të jetë i motivuar nga nxitja e madhe financiare e një lëvizjeje në Tyneside dhe është i lumtur në Lyon.

Newcastle përpilon një listë dëshirash me pesë lojtarë që synon t’i transferojë në janar
Lexo po ashtu Newcastle përpilon një listë dëshirash me pesë lojtarë që synon t’i transferojë në janar

Thuhet se ai do të konsideronte një lëvizje vetëm në një klub të profilit më të lartë se Lyon në Evropë, i cili duket se përjashton ‘Laraskat’.

Paqueta ka qenë në formë të mirë për ‘Les Gones’ këtë sezon, pasi ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar katër asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Newcastle ka qenë i lidhur me lojtarë të shumtë që nga marrja e pronësisë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite në muajin tetor.

Klubi pritet të investojë shumë para në janar në përpjekje për të dalë nga zona e rrezikshme, pasi ka mbledhur vetëm 10 pikë nga 17 ndeshje deri më tani.

Paqueta mori kartonin e verdhë më të çuditshëm ndonjëherë, ndëshkohet nga gjyqtari vetëm se tentoi një driblim
Lexo po ashtu Paqueta mori kartonin e verdhë më të çuditshëm ndonjëherë, ndëshkohet nga gjyqtari vetëm se tentoi një driblim

Ata renditen në vendin e 19-të në tabelë dhe kanë një udhëtim të vështirë sot (e diel) te kampionët në fuqi, Manchester City.

Sa i përket Lyonit, ata do të përballen me Metz në Ligue 1 të mërkurën mbrëma, dhe aktualisht janë në vendin e 13-të në tabelë me 25 pikë nga 17 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori