eksperti-banner

Kombëtarja e Holandës ka pësuar një goditje të pakëndshme përpara fillimit të Kupës së Botës, pasi u konfirmua se Jurrien Timber nuk do të performojë në ngjarjen më të madhe në botë.

Mbrojtësi i Arsenalit ka pasur probleme me lëndime për një kohë të gjatë, dhe stafi i trajnerëve të 'Tulipanëve' ka vlerësuar se ai nuk është gati të luajë në turne.


Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, u detyrua të bënte një ndryshim në listën përfundimtare për Kupën e Botës.

Vendin e Timber do ta zërë Lutsharel Geertruida, mbrojtësi i Sunderlandit, i cili deri më tani ka qenë në listën rezervë.

Timber ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit kombëtar holandez në sezonet e kaluara dhe mungesa e tij përfaqëson një pengesë të rëndësishme për ekipin e Koeman përpara sfidave që i presin në Kupën e Botës.


Shoqata Holandeze e Futbollit pritet të publikojë së shpejti më shumë detaje rreth shëndetit të lojtarit të Arsenalit dhe planit të tij të rikuperimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app