LAJMI I FUNDIT:

Yjet e Argjentinës për pak sa nuk u rrëzuan nga autobusi gjatë festës – Messin me shokë i pengoi një kabllo

Yjet e Argjentinës për pak sa nuk u rrëzuan nga autobusi gjatë festës – Messin me shokë i pengoi një kabllo

Yjet e Argjentinës që rrezikuan të binin nga autobusi i ekipit, shkaku i një kabllo gjatë paradës së fitores në Buenos Aires.

Kampionët e sapokurorëzuar të Kupës së Botës janë kthyer në vendlindje pasi ngritën trofeun në Katar të dielën pas një finale epike kundër Francës.


Megjithatë, yjet argjentinas u përballën me momente të frikshme duke qenë se për pak u përplasën me një tel gjatë paradës.

Pamjet e transmetuara nga TV argjentinas tregojnë dyshen e Juventusit, Di Maria dhe Leandor Paredes së bashku me Nicolas Otamendi, Leo Messi dhe Rodrigo De Paul duke iu shmangur telit pikërisht në kohë.

Ishte aq afër për Paredes sa që mesfushori i Juventusit pa kapelën e tij të rrëzohej, por për fat ai mundi të qëndronte i shtrënguar në majë të autobusit./Telegrafi/