LAJMI I FUNDIT:

Yildirim: Qeveria turke së shpejti do të iniciojë ndryshime kushtetuese

Yildirim: Qeveria turke së shpejti do të iniciojë ndryshime kushtetuese

Qeveria turke së shpejti do të dalë me nismë për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë, qëllimi i së cilës do të jetë rritja e kompetencave të shefit të shtetit, paralajmëroi sot kryeministri turk, Binali Yildirim.

Jilldirim paralajmëroi se qëllimi i këtij propozimi është të mundësohet koordinim më i mirë midis institucioneve shtetërore dhe të sigurohet stabilitet politik i vendit.


“Gjendja politike faktike duhet të ketë edhe status juridik, prandaj do të ndërmarrim hapa në këtë drejtim dhe për këtë do të vendos Parlamenti apo populli”, deklaroi Yilldirim.

Për ndryshimin e Kushtetutës dhe rritjen e kompetencave presidenciale insiston edhe presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili me këtë ka marrë edhe bazë juridike për përforcimin e fuqisë së tij politike, e cila në mënyrë shtesë është rritur pas grusht shtetit të pasuksesshëm në korrik të këtij viti dhe vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Në pajtim me Kushtetutën aktuale turke, shefi i shtetit ka rol ceremonial, ndërsa fuqia politike është në duart e kryeministrit dhe Qeverisë.

Erdogan, i cili është politikani më i famshëm turk në 80 vitet e kaluara, nga viti 2003 deri në vitin 2014 ishte kryeministër i Turqisë.

Për ndryshimin e Kushtetutës nevojitet shumicë prej dy të tretash në Parlament ose të paktën të 367 deputetëve në Kuvendin e madh kombëtar prej 550 anëtarëve.

AKP ka 317 deputetë, që do të thotë se i mungojnë edhe të paktën 50, që të mund ta ndryshojë Kushtetutën.

Opozita deri më tani në mënyrë rigoroze e ka kundërshtuar këtë ide, por dje Devlet Bahçeli, lider i Partisë opozitare të lëvizjes nacionaliste (MHP), e cila ka 40 deputetë në Parlament, paralajmëroi se do të mund ta mbështesin ndryshimin e Kushtetutës.

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori